Putin: DAESH-i ka marrë peng 700 vetë në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin tha se organizata terroriste DAESH ka marrë peng qytetarë amerikanë dhe evropianë në jug të Lumit Eufrat në Siri.

Putin: DAESH-i ka marrë peng 700 vetë në Siri

Duke folur në Klubin e Mendimit Ndërkombëtar në kryeqytetin e vendit Moskë, Putin u ndal edhe në aktivitetin e organizatës terroriste DAESH në Siri, duke theksuar se kjo veprimtari në rajon realizohet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Putin tha se ShBA-ja nuk po i kryen detyrat që i takojnë asaj në rajonet që ndodhen në jug të Eufratit, dhe si pasojë e kësaj organizata terroriste DAESH ka shtuar praninë e saj këtu.

“Askush nuk e di se çfarë ndodh në lindje të Lumit Eufrat, zonë e kontrolluar nga ShBA-ja”, tha Putin dhe shtoi: “Atje ka akoma forca të DAESH-it. Organizata (DAESH) e shtuar prezencën e saj në zonën që ndodhet nën kontrollin e ShBA-së përgjatë Lumit Eufrat. Terroristët kanë marrë peng 700 vetë, 10 prej të cilëve i kanë ekzekutuar.

Putin tha se në mesin e personave të marrë peng nga DAESH-i ka edhe shtetas amerikanë dhe evropianë.

 

Presidenti rus të enjten falënderoi edhe Turqinë për përpjekjet e saj në krahinën veriperëndimore Idlib të Sirisë.

"Unë dua të falënderoj partnerët tanë turq. Shohim se ata po punojnë, po i përmbushin detyrimet. Zona e çarmatosur po krijohet," tha ai.

"Jo të gjitha armët e rënda janë tërhequr, jo të gjithë militantët janë larguar nga zona e përcaktuar, por partnerët turq po bëjnë gjithçka për të përmbushur detyrimet e tyre", u shpreh Putin.



Lajme të ngjashme