Pompeo takohet në Riad me homologun Al-Jubeir për çështjen Khashoggi

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite bëri të ditur se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndodhet në kryeqytetin Riad të vendit për të biseduar në lidhje me fatin e gazetarit saudit të zhdukur, Jamal Khashoggi...

Pompeo takohet në Riad me homologun Al-Jubeir për çështjen Khashoggi

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite bëri të ditur se sekretari amerikan e Shtetit, Mike Pompeo, ndodhet në kryeqytetin Riad të vendit për të biseduar në lidhje me fatin e gazetarit saudit  të zhdukur, Jamal Khashoggi.

Pompeo u prit nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Uashington, Princi Khalid bin Salman bin Abdulaziz al-Saud.  

Ministria publikoi një fotografi të Pompeos me homologun Al-Jubeir.

Në lidhje me takimin nuk u dhanë informacione.

Mike Pompeo, i cili do të pritet edhe nga ana e Mbretit Salman të Arabisë Saudite, të mërkurën planifikon të kalojë në kryeqytetin Ankara të Turqisë.



Lajme të ngjashme