Iraku miraton protokollin e bashkëpunimit me Turqinë për sigurinë e kufirit

Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e Kryeministrit në detyrë, Haydar Ibadi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar protokolli i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, firmosur ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme të Irakut dhe Turqisë.

Iraku miraton protokollin e bashkëpunimit me Turqinë për sigurinë e kufirit

Qeveria e Irakut miratoi protokollin e bashkëpunimit me Turqinë në fushën e sigurisë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e Kryeministrit, Haydar Ibadi, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar protokolli i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, firmosur ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme të Irakut dhe Turqisë.

Deklarata nuk jep detaje në lidhje me përmbajtjen e protokollit në fjalë.

Kurse sipas informacionit të siguruar nga burime pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (të Turqisë), protokolli synon koordinimin ndërmjet dy vendeve në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e kufirit.

Për momentin siguria e kufirit realizohet nga forcat e gardës kufitare, të cilat varen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Irakut, bën të ditur i njëjti burim.

Gjithashtu në deklaratën e lëshuar nga zyra e kabinetit të kryeministrit irakian, thuhet se Iraku po punon për një koordinim të nivelit të lartë për të mos lejuar realizimin e ndonjë sulmi të çfarëdoshëm nga territori i vet në drejtim të tokave të Turqisë.

Muajin e kaluar Ibadi kishte dhënë urdhër për vendosjen e forcave të armatosura për sigurinë e zonës kufitare me Turqinë.



Lajme të ngjashme