Irak – Rritet në 111.000 numri i të helmuarve nga uji i ndotur

Zyra e OKB-së në Basra njofton se ka shkuar në 111 mijë numri i të helmuarve nga uji i pijshëm i ndotur dhe bën apel qeverisë qendrore dhe lokale që të marrë masa.

Irak – Rritet në 111.000 numri i të helmuarve nga uji i ndotur

Punonjësit e Zyrës së Basrës të Komisariatit të të Drejtave të Njeriut në Irak, bëjnë të ditur se me hapjen e shkollave në qytetin jugor të vendit, Basra është shtuar edhe numri i rasteve të helmimit, nga i cili janë prekur shumë nxënës dhe i kanë bërë thirrje qeverisë qendrore dhe vendore që të marrin masa serioze për këtë çështje.

Kriza vazhdon prej disa muajsh dhe megjithëkëtë nuk është gjetur ende një zgjidhje, thuhet në vijim të deklaratës së zyrës së OKB-së në Basra.

Kurse Ministria e Shëndetësisë pretendon se rastet e helmimit (nga uji i ndotur) kanë pësuar rënie të ndjeshme në krahasim me muajin e kaluar.

Nga 8 korriku e deri më 7 shtator Basra u përfshi nga demonstrata të mëdha dhe akte dhune.

Banorët e Basras fillimisht dolën në rrugë për të protestuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe papunësinë, por më pas këtyre arsyeve u ishte shtuar edhe kriza e ujit të pijshëm.

Më shumë se 30 demonstrues u vranë dhe më shumë se 700 të tjerë mbetën të plagosur në demonstratat që vazhduan për rreth dy muaj në Basra.

Në Basra nxirret rreth 80 për qind e naftës së vendit.

 


Lajme të ngjashme