Izraeli godet për vdekje Rripin e Gazës, 7 dëshmorë dhe qindra të plagosur

Si pasojë e hapjes së zjarrit me armë të ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve pjesëmarrës në “Marshimin e Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës, që mbahet nën bllokadë, ranë dëshmorë 7 palestinezë.

Izraeli godet për vdekje Rripin e Gazës, 7 dëshmorë dhe qindra të plagosur

Si pasojë e hapjes së zjarrit me armë të ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve pjesëmarrës në “Marshimin e Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës, që mbahet nën bllokadë, ranë dëshmorë 7 palestinezë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref el Kudra, në një deklaratë me shkrim tha se në zona të ndryshme të kufirit të Gazës, janë plagosur me plumba të vërtetë 154 palestinezë, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe nënvizoi se 50 prej të plagosurve janë fëmijë ndërsa 10 prej tyre janë gra.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman dha direktivën për të ndaluar furnizimin me karburant të Rripit të Gazës.

Ai bëri të ditur se ndërkohë që vazhdojnë ngjarjet në kufirin e Gazës është e pamundur që të Izraeli të pranojë hyrjen e karburantit në Gazë.

Gazeta izraelite, Haaretz javën e shkuar kishte shkruar se me Katarin është nënshkruar një marrëveshje që parashikon “financimin e blerjes së karburantit për centralin elektrik”.

Palestinezët prej 30 marsit e këtej në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës janë duke organizuar protesta paqësore në kufirin e Rripit të Gazës, i cili mbahet i rrethuar nga ana e Izraelit.

Ndërkaq ushtarët izraelit hapin zjarr me plumba luftarak ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthimin në trojet e tyre prej nga janë dëbuar dhe heqjen e rrethimit të paligjshëm të Gazës që zbatohet prej vitit 2006 e këtej”.

Që nga 30 marsi deri më sot mbi 200 palestinezë kanë rënë dëshmori si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë.

 


Lajme të ngjashme