Moska: Përpjekjet për qeverisje autonome në lindje të Eufratit do të dështojnë

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë ruse së Punëve të Jashtme, vlerësoi zhvillimet në lindje të Eufratit gjatë konferencës së përjavshme për shtyp...

Moska: Përpjekjet për qeverisje autonome në lindje të Eufratit do të dështojnë

Rusia u shpreh e shqetësuar të mërkurën për situatën në lindje të lumit Eufrat si pasojë e përpjekjeve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, për të formuar një qeverisje autonome me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë ruse së Punëve të Jashtme, vlerësoi zhvillimet në lindje të Eufratit gjatë konferencës së përjavshme për shtyp.

“Situata që po zhvillohet në brigjet lindore të Eufratit, është duke u bërë përherë e më shqetësuese. Amerikanët janë në aleancë me strukturën në këtë zonë”, deklaroi ajo.

Zakharova theksoi se disa përpjekje për të formuar qeverisje autonome, të cilat bien ndesh me kushtetutën ekzistuese në Siri, nuk do t’ia arrijnë qëllimit, do të mbeten pa rezultat dhe do të dështojnë.

“Ndërtimi i një gjysmështeti të tillë shqetëson popullatën jokurde, arabët, asirianët dhe turkmenët”, nënvizoi gjithashtu zëdhënësja e MPJ ruse duke shtuar se njerëzit e asaj zone nuk janë aspak të kënaqur nga arbitrarizmi i forcave lokale të sigurisë, të cilat inspektohen nga SHBA-ja.



Lajme të ngjashme