Trump shprehet i shqetësuar për zhdukjen e gazetarit Khashoggi

Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë bëri deklarata në lidhje me gazetarin e “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili rezulton i zhdukur prej datës 2 tetor kur ai hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Trump shprehet i shqetësuar për zhdukjen e gazetarit Khashoggi

Presidenti i ShBA-së Donald Trump shprehu shqetësim rreth zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë bëri deklarata në lidhje me gazetarin e “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili rezulton i zhdukur prej datës 2 tetor kur ai hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

“Unë jam i shqetësuar për këtë. Shpresojë që çështja të zgjidhet sa më parë. Aktualisht askush nuk di asgjë për këtë”, deklaroi Trump.

Ndërkaq në një prononcim të bërë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më vonë Trump tha se “Ka disa lajme të këqija që qarkullojnë përreth. Kjo nuk më pëlqen".

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje qeverisë saudite të mbështeste një "hetim tërësor" në lidhje me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe të jetë transparente në lidhje me rezultatet.

Në një komunikatë me shkrim Mike Pompeo ka thënë se kanë vërejtur lajme kontradiktore në lidhje me vendndodhjen dhe sigurinë e gazetarit.

Duke vënë në dukje se ShBA-të janë të shqetësuar nga zhdukja e Khashoggi, Pompeo tha: “Zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit janë duke biseduar me Mbretërinë e Arabisë Saudite përmes kanaleve diplomatike në lidhje me këtë çështje. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Arabisë Saudite që të mbështesë një hetim tërësor të zhdukjes së z. Khashoggi dhe të jetë transparente në lidhje me rezultatet e hetimit”.

Pretendimet se gazetari saudit, Jamal Khashoggi është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ka shkaktuar reagimet e ShBA-së.

Fred Hiatt, kryeredaktori i gazetës amerikane “Washington Post”, punonjës i së cilës ishte Khashoggi, kishte thënë që në qoftë se lajmet për vrasjen e gazetarit dalin të vërteta kjo është një vepër e tmerrshme dhe një sekret i pakuptueshëm.



Lajme të ngjashme