Merkel: Afrika një kontinent i mundësive

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Afrika nuk duhet të shikohet si një problem, por si një kontinent i mundësive.

Merkel: Afrika një kontinent i mundësive

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Afrika nuk duhet të shikohet si një problem, por si një kontinent i mundësive.

Kryetarja e përgjithshme e Partisë Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), Merkel, ka mbajtur një fjalim në takimin e Junge Union (JU), degës rinore të partisë i cili është zhvilluar në qytetin Kiel.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se 90 për qind e refugjatëve janë nga Afrika dhe Azia, Merkel u shpreh se në të ardhmen kalimi i refugjatëve nga Afrika në Europë do të intensifikohet edhe më shumë.

Kancelarja gjermane vuri në dukje nevojën për t'u përgatitur për këtë dhe sipas saj duhet të bëhet më shumë në ndihmat për zhvillimin e këtyre rajoneve.

"Afrika është tregu i të ardhmes. Afrika ka të rinj të mrekullueshëm. Afrika nuk duhet të shikohet si një problem, por si një kontinent i mundësive", ka vlerësuar Merkel, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që operojnë në fushën e ekonomisë që të kryejnë biznes në Afrikë.

Po ashtu Merkel ka ndarë edhe informacionin se Gjermani në muajin nëntor do të organizojë një takim për të identifikuar mundësitë e investimeve në vendet afrikane.

Pasi ka përmendur edhe periudhën e vitit 2015 ku në Gjermani u përjetua një krizë e refugjatëve, Merkel duke pranuar se në atë proces janë bërë gabime, tha se organizatat ndërkombëtare të ndihmave nuk janë mbështetur mjaftueshëm.

Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të prodhojë strategji të përbashkëta në fusha të ndryshme, dhe ka shtuar më tej se BE-ja duhet të tregojë një qëndrim të përbashkët në çështjet e politikës së jashtme dhe se në këtë mënyrë mund të bëhet aktore në botën globale. (AA)



Lajme të ngjashme