Letoni – Prorusët e partisë “Harmonie” fitojnë zgjedhjet parlamentare

Partia proruse, “Harmonie”, fitoi zgjedhjet parlamentare në Letoni duke kaluar populistët, ku disa nuk e përjashtojnë mundësinë e një koalicioni me ta, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të dielën...

1064038
Letoni – Prorusët e partisë “Harmonie” fitojnë zgjedhjet parlamentare

Partia proruse, “Harmonie”, fitoi zgjedhjet parlamentare në Letoni duke kaluar populistët, ku disa nuk e përjashtojnë mundësinë e një koalicioni me ta, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të dielën.

“Harmonie” doli e para me 19,9% të votave duke kaluar populistët “KPV LV” (14,06%), që shprehen se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha formacionet për krijimin e një mazhorance qeverisëse, ndërsa Partia e Re Konservatore arriti 13,6%.

Ata ndiqen nga një aleancë e re liberale “Development/FOR” me 12%, Aleanca Kombëtare (e djathtë) me 11%, të Gjelbrit dhe Fshatarët (qendër e djathtë) e kryeministrit në ikje, Maris Kucinskis, me 10%, si dhe nga Uniteti i Ri (qendër e djathtë) me 6,7%.



Lajme të ngjashme