OBI dënoi ashpër sulmin terrorist në Batman të Turqisë

Sekretari i Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Yusuf bin Ahmet Al-Useymin në një komunikatë me shkrim dënoi ashpër sulmin terrorist të ndërmarrë ndaj autoblindës ushtarake në Gercus të Batmanit.

1063524
OBI dënoi ashpër sulmin terrorist në Batman të Turqisë

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi ashpër sulmin terrorist të PKK-së në zonën rurale të nënprefekturës Gercus të Batmanit.

Sekretari i Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Yusuf bin Ahmet Al-Useymin në një komunikatë me shkrim dënoi ashpër sulmin terrorist të ndërmarrë ndaj autoblindës ushtarake në Gercus të Batmanit.

Useymin tha se OBI është kundër çdo lloj terrori, ndërsa i shprehu ngushëllime qeverisë, popullit turk dhe familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Në anën tjetër një dënimi për sulmin në fjalë erdhi edhe nga Bahrejni.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Bahreynit u shprehen ngushëllime familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve u urohet shërim të shpejtë, ndërsa theksohet se Bahrejni solidarizohet me Turqinë në luftën kundër terrorit.

Ndërkohë Ammar Al-Hekim, lideri politik dhe fetar shii i Irakut dhe i Lëvizjes Hikmet dënoi ashpër sulmin terrorist në Batman dhe shprehu solidarizimin me Turqinë.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale Hekim tha se qëndrimi i tyre ndaj dhunës dhe terrorit është i qartë, ndërsa vuri theksin në nevojën për solidarizim dhe bashkëpunim për spastrimin e rajonit nga terrori.

Në sulmin terrorist të PKK-së me mjete shpërthyese të kurthuar në rrugë në zonën rurale mes fshatit Yemisli të Gercusit të Batmanit dhe fshatit Umutlu të nënprefekturës Dargeçit të Mardinit kanë rënë dëshmorë 8 ushtarë dhe u plagos një.



Lajme të ngjashme