Kreu i Interpolit zhduket pas nisjes për në Kinë

Hetuesit francezë, kanë nisur një hetim lidhur me “alarmin për zhdukjen e presidentit të Interpolit, kinezit Meng Hongwei.

Kreu i Interpolit zhduket pas nisjes për në Kinë

Hetuesit francezë, kanë nisur një hetim lidhur me “alarmin për zhdukjen e presidentit të Interpolit, kinezit Meng Hongwei.

Mediat franceze shkruajnë se 64-vjeçari Meng është zhdukur pasi ishte nisur nga Franca për në Kinë, në fund të shtatorit.

"Që nga nisja e tij, ai mbetet i pakapshëm dhe i janë humbur të gjitha gjurmët", thuhet në lajmin e radios franceze Europe1, ku thuhet se gruaja e shqetësuar e Meng që jeton në Lyon të Francës bashkë me fëmijët e tyre, ka denoncuar rastin tek autoritetet franceze, pas çka është marrë në pyetje nga policia gjyqësore.

Meng mori postin e numrit një të Interpolit në nëntor të vitit 2016, duke trashëguar francezin Mireille Ballestrazzi. (AA)


Fjalët Kyçe: Interpol , Meng Hongwei , Kinë , Lyon , Francë , Europe1

Lajme të ngjashme