Votel: ShBA-ja i qëndron besnike dispozitave të marrëveshjes për Menbixhin

Gjenerali Joseph Votel, iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve nëpërmjet telekonferencës dhe i bëri një vlerësim operacioneve të ShBA-së në rajonin e Lindjes së Mesme.

Votel: ShBA-ja i qëndron besnike dispozitave të marrëveshjes për Menbixhin

Komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), gjenerali Joseph Votel pretendoi se ShBA-ja i përmbahet dhe janë në pikën e pritur të zbatimit të detyrimeve të arritura në kuadër të udhërrëfyesit për Menbixhin të dakorduar me Turqinë.

Gjenerali Joseph Votel, iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve nëpërmjet telekonferencës dhe i bëri një vlerësim operacioneve të ShBA-së në rajonin e Lindjes së Mesme.

Një gazetarë i rikujtoi gjeneralit Votel se njëra prej objektivave të udhërrëfyesit për Menbixhin është edhe spastrimi i kësaj zone nga organizata separatiste terroriste YPG/PK dhe se kjo ende nuk është realizuar, ndërsa pyeti se kur do ta mundësojë ShBA-ja këtë.

“Mendoj se ne jemi në rrugën e duhur dhe aty ku duhet të jemi në lidhje me udhërrëfyesin për Menbixhin. Në shumë raste kemi theksuar se kjo është një qasje e bazuar në kushte. Por, unë besojë se pak a shumë jemi në rrugën ku duhet të jemi në lidhje me këtë. Shumica e YPG, nëse jo të gjithë, është jashtë Menbixhit tani”, u përgjigj gjenerali Votel.

Votel gjithashtu bëri të ditur se janë duke bashkëpunuar me Turqinë për çështjen e patrullimeve të përbashkëta, trajnuesit kanë filluar me trajnime, ndërsa shtoi se përgatitjet për trajnime kanë përfunduar.

Ndërkaq gazetari i Agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) i rikujtoi gjeneralit Votel deklaratën e zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin të bërë ditë më parë ku ai tha se “Zbatimi i udhërrëfyesit për Menbixhin në terren do të duhej të fillojë brenda 90 ditëve, mirëpo ende nuk kanë filluar patrullimet e përbashkëta”, ndërsa pyeti se “Kush është përgjegjës për këtë vonesë? Turqia apo ShBA-ja?”

“Askush nuk është përgjegjës. Kjo varet nga zbatimi i kushteve të marrëveshjes. Ne kemi qenë të hapur për këtë që nga fillimi dhe po lëvizim në këtë drejtim", deklaroi Votel.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se “Nëse marrim parasysh kohën e shpenzuar a mund të themi se ShBA-ja i qëndron besnike dispozitave në kuadër të marrëveshjes së arritur me Turqinë?”, Votel konfirmoi se ShBA-ja i qëndron besnike marrëveshjes.



Lajme të ngjashme