Siri - YPG/PKK rrethon me llogore qendrën e Menbixhit

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk i kanë mbajtur ende premtimet që i kanë bërë Turqisë për rajonin e Menbixhit në Siri, organizata separatiste terroriste YPG/PKK e ka rrethuar qendrën e provincës me kanale dhe fortifikime dheu.

Siri - YPG/PKK rrethon me llogore qendrën e Menbixhit

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın, në deklaratën që bëri një ditë më parë duke iu referuar marrëveshjes së arritur me ShBA-të më 4 qershor, pasi ka rikujtuar se në këtë marrëveshje janë pajtuar (me amerikanët) për pastrimin e Menbixhit nga YPG/PKK-ja brenda 90 ditëve, ka theksuar se më panë amerikanët angazhuan në lojë "taktikat sorollatëse".

Kurse organizata vazhdon të ngulitet e sistemohet në Menbixh, për të mos dalë më andej.

Menjëherë pas marrëveshjes së arritur (më 4 qershor) ndërmjet Turqisë dhe ShBA-së për nxjerrjen e YPG/PKK-së nga provinca, organizata i përshpejtoi punimet dhe përfundoi ndërtimin e hendekëve dhe llogoreve përreth të gjithë qendrës së provincës.

Gjatësia e vijës (së frontit), të cilën organizata e ka formuar duke bashkuar llogoret e hapura, është 29,3 km. Gjithashtu organizata ka ndërtuar para llogoreve edhe hendekë dheu me përmasa dhe thellësi të ndryshme. 

Ndërmjet vijave të frontit dhe gropave të mëdha organizata YPG/PKK ka hapur edhe tunele, për ti përdorur ata në një luftë të mundshme.

Në disa zona brenda vijës kryesore të frontit, ka edhe hendekë dhe llogore të tjera prej dheu me gjatësi që ndryshon nga 1 deri në 3 kilometra.

Për shkak të llogoreve dhe hendekëve në fjalë, të cilat e rrethojnë Menbixhin nga të gjitha anët, hyrjet dhe daljet në qytet mund të bëhen vetëm në disa pika të caktuara.

Gjithashtu theksohet se organizata vazhdon pa ndërprerje aktivitetin për të mbledhur forca kundër një operacioni të mundshëm ndaj Menbixhit. Organizata trajnon elementët e ardhur në Menbixh nga Afrini, pas çlirimit të këtij qyteti me operacionin e Forcave të Armatosura Turke “Dega e Ullirit”. Këto trajnime realizohen me mbështetjen e ShBA-ve.

Organizata YPG/PKK vazhdon të mobilizojë forcat e saj ushtarake edhe në pikat e Menbixhit që janë në kufi me zonën ku është zhvilluar operacioni “Mburoja Eufratit”.

 


Lajme të ngjashme