Azerbajxhanasit protestojnë pushtimin e Karabakut Malor nga Armenia

Në mitingun e zhvilluar në Stadiumin Mesul të Kryeqytetit Baku të Azerbajxhanit, së bashku me anëtarët e organizatave joqeveritare civile, që përbëjnë “Komitetin e Karabakut”, morën pjesë edhe mijëra qytetarë.

baku karabag mitingi2.jpg
baku karabag mitingi1.jpg

Në Azerbajxhan u protestua pushtimi i Karabakut Malor nga Armenia.

Në mitingun e zhvilluar në Stadiumin Mesul të Kryeqytetit Baku të Azerbajxhanit, së bashku me anëtarët e organizatave joqeveritare civile, që përbëjnë “Komitetin e Karabakut”, morën pjesë edhe mijëra qytetarë.

Mitingu filloi me këndimin e himnit kombëtar të Azerbajxhanit.

Protestuesit hodhën slogane të tilla si: “Liri për Karabakun”, “Karabaku është i Azerbajxhanit”.

Në miting, krahas flamurëve të Azerbajxhanit u valëvitën edhe flamurët e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Fjalimmbajtësit në miting kërkuan tërheqjen e Armenisë nga Karabaku Malor, që ka pushtuar.

Gjithashtu u kritikuan edhe shtetet e mëdha, që mbyllin sytë përballë Grupit Minsk të OSBE-së, që zbaton procesin e zgjidhjes së problemit të Karabakut dhe politikave pushtuese të Armenisë.

Armenia, që nga viti 1991 deri në vitin 1993 duke përzënë azerbajxhanasit që jetonin në Karabakun Malor, pushtoi 7 qytete të Azerbajxhanit.

20% e Azerbajxhanit gjendet ende nën pushtimin e Armenisë.


Fjalët Kyçe: Azerbajxhani , Karabaku Malor , Baku

Lajme të ngjashme