Arrin në 832 numri i viktimave të tërmetit dhe cunamit në Indonezi

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit, që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë ditën e premte, është rritur në 832.

Arrin në 832 numri i viktimave të tërmetit dhe cunamit në Indonezi

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit, që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë ditën e premte, është rritur në 832.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho, tha se numri i të vdekurve në tërmetin dhe cunamin, që ndodhi në ishull ka arritur në 832.

Ai tha se 821 veta kanë mbetur të vdekur në Palu ndërsa 11 të tjerë kanë vdekur në Donggala.

Në lajmin e gazetës Kompas bëhet e ditur se për shkak të ndërprerjes së komunikimit nga Donggala nuk merren informacione të qarta si dhe përjetohen probleme për transportin si pasojë e infrastrukturës dhe shkarjes së dheut.

Autoritetet bëjnë të ditur se në rajon vazhdon ndërprerja e elektricitetit dhe përjetohen shqetësime për lëndë djegëse, ushqim dhe veçanërisht ujë të pijshëm.

Sipas informacioneve të ardhura nga ata që jetojnë në rajon, 29 persona kanë humbur ndërsa 17 mijë të tjerë janë evakuuar.

Kryetari i Shtetit, Joko Widodo dha direktivën për të dërguar njësitë ushtarake në rajon me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të kërkim shpëtimit dhe për të vënë në veprim të gjitha njësitë në lidhje me tërmetin, kishte shpallur gjendje emergjente në rajon.

 

 


Lajme të ngjashme