Tërmeti i fuqishëm në Indonezi i pasur nga cunami shkakton qindra të vdekur

Tërmeti 7,7 ballë, që goditi Ishullin Sulawesi në Indonezi dhe cunami që pasoi, shkaktoi 384 të vdekur.

Tërmeti i fuqishëm në Indonezi i pasur nga cunami shkakton qindra të vdekur

Tërmeti 7,7 ballë, që goditi Ishullin Sulawesi në Indonezi dhe cunami që pasoi, shkaktoi 384 të vdekur.   

Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), tha se numri i të vdekurve në tërmetin, që ndodhi në ishull, përfshin vetëm viktimat në kryeqytetin Palu.

Ai tha se nuk kanë mundur të mbërrijnë ende në rajonin Donggala dhe për këtë arsye janë të shqetësuar se numri i viktimave do të rritet.

Për shkak të ndërprerjes së elektricitetit dhe linjave të internetit në rajon përjetojnë probleme në komunikim – tha ai duke shtuar se vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit me 1400 personel.

Pas tërmetit 7,7 ballë me një thellësi prej 10 kilometrash, 27 kilometra në verilindje të rajonit Donggala, që goditi qendrën e ishullit, në Donggala dhe Paulo shkaktoi cunami ku dallgët arritën në 3 metra lartësi.

Në Ishullin Lombok gjatë muajit korrik dhe gusht ranë tërmete të madhësisë 6,3 , 6,9 dhe 7 ballë, të cilët shkaktuan 563 viktima dhe ndikuan me shumë se 450 mijë njerëz.

Indonezia ndodhet në rripin e tërmetit dhe vullkanit, që njihet si “Rrethi i Zjarrit’ të Paqësorit dhe në tërmetin 9,1 ballë të pasuar nga cunami, që goditi vendin në 26 dhjetor 2004 dhe ndikoi edhe në vendet e tjera të rajonit, humbën jetën 230 mijë njerëz.  



Lajme të ngjashme