Nga OKB-ja kërkohet hartimi i kushtetutës së re siriane

SHBA-të dhe gjashtë vende tjera të Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë kërkuar që të mblidhet një komitet “sa më shpejtë që të jetë e mundur” për të filluar hartimin e një kushtetute të re për Sirinë.

Në një deklaratë të përbashkët, kryediplomatët e SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar i kërkuan të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura të thërret një komitet “të besueshëm dhe gjithëpërfshirës” për të hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe të drejta të mbikëqyrura nga OKB-ja.

Grupi kërkoi nga de Mistura të paraqesë një raport progresi mbi formimin e komitetit kushtetuese në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri më 31 tetor. (AA)

Lajme të ngjashme