Amerika mbyll konsullatën e saj në Basra të Irakut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se tashmë nuk do të jepen më shërbime nga ndërtesa e konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që gjendjet në qytetin Basra të Irakut.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me këtë vendim.

Ajo përcolli vendimin e Pompeut për ti dhënë fund aktiviteteve të konsullatës amerikane në qytetin Basra të Irakut.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad do të vazhdojë të japë shërbim të plotë për ata që ndodhen në rajonin e Basras” shkroi Nauert.  

Ajo bëri të ditur gjithashtu se Amerika do të vazhdojë të mbështesë popullin irakian në jug të vendit.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në deklaratën e tij bëri të ditur se në rast të ndonjë sulmi ndaj punonjësve amerikanë në Irak, Amerika do të mbajë përgjegjës Iranin.

Lajme të ngjashme