Izraeli shprehet i gatshëm për të hapur kufirin me Sirinë

Izraeli tha se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për rihapjen e vendkalimit kryesor kufitar me Sirinë me trupat e OKB-së, i cili qëndron i mbyllur tashmë katër vjet.

"Vendkalimi kufitar është i gatshëm për rihapje, ashtu siç ishte më parë", u tha gazetarëve ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, gjatë vizitës që ia bëri kalimit kufitar Quneitra, në Lartësirat e Golanit të pushtuar.

Ai tha se pasi të rihapet kufiri, fermerët e bashkësisë etnike Druze, të cilët jetojnë në Lartësirat e Golanit, sërish do të mund të shesin produktet e tyre në Siri, ndërkohë që edhe femrat do të mund të kalojnë kufirin, nëse vendosin të martohen në Siri.

Lidhur me çështjen palestineze, Liberman refuzoi të komentojë deklaratën e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili foli hapur për një mbështetje të zgjidhjes me "dy shtete".

“Shteti i Palestinës nuk është një çështje e cila më preokupon”, tha Lieberman, për të shtuar se e vetmja gjë e cila e intereson, është një shtet hebre i sigurt. (AA)

Lajme të ngjashme