Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut hedh poshtë pretendimet e Abdullah Ocalan

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) njëzëri hodhi poshtë kërkesën me pretendimet për sjellje të keqe dhe ushtrim të dhunës fizike ndaj udhëheqësit të arrestuar të organizatës terroriste PKK Abdullah Öcalan.

Gjykata thekson se pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar në vitin 2010 nga avokatët e Öcalan, ku thuhet se gardianët e burgut Imrali në Turqi janë sjellur keq dhe kanë ushtruar dhunë fizike mbi Öcalan, solli vendim njëzëri se këto janë pretendime të pabaza.

Më tej potencohet se nuk janë gjetur prova se Öcalan ka qenë i nënshtruar ndaj dhunës fizike dhe se ai në atë periudhë por edhe më vonë ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore, por nuk u gjet se ka probleme fizike apo psiqike.

Udhëheqësi i organizatës terroriste PKK, Öcalan ndodhet në burg në ishullin Imrali në jug të Stambollit që nga viti 1999 kur u arrestua nga forcat speciale turke. (AA)

Lajme të ngjashme