Maliki: Qeveria e ShBA-së haptazi i shpalli luftë popullit palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki, ka deklaruar se qeveria aktuale e SHBA-së ka shpallur luftë në mënyrë të hapur kundër popullit palestinez.

Maliki: Qeveria e ShBA-së haptazi i shpalli luftë popullit palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki, ka deklaruar se qeveria aktuale e SHBA-së ka shpallur luftë në mënyrë të hapur kundër popullit palestinez.

Al-Maliki bashkë me Presidentin palestinez, Mahmud Abbas, ndodhen në Nju-Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku bëri disa vlerësime për mediat në lidhje me deklaratat e Presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen Palestinë-Izrael.

Duke vënë në dukje se deklarata e Presidentit Trump që ai është pro zgjidhjes me dy shtete është nën nivelin e pritshmërive, Maliki, tha se, "Nëse Presidenti Trump dëshiron të bind dikë se ai dëshiron paqe të vërtetë për rajonin tonë, ai duhet të mbështes zgjidhjen me dy shtete në kufijtë e vitit 1967 dhe të deklarohet që Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor janë territore të pushtuara".

Duke kritikuar politikat e qeverisë së Presidentit Trump kundrejt Palestinës, al-Maliki tha se, "Në mënyrë të hapur qeveria aktuale e SHBA-ve ka shpallur luftë kundër popullit palestinez".

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje pas takimit me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Natanyahu, në lidhje me çështjen palestino-izraelite është shprehur se, "Mendoj se zgjidhja me dy shtete do të jetë më e mira".

Ndërsa Presidenti Trump gjatë një konferencë për media të mbajtur mbrëmë bëri të ditur se beson që populli izraelit dhe ai palestinez do të pranojnë zgjidhjen me dy shtete, ndërsa shtoi se "Nëse izraelitët dhe palestinezët dëshirojnë një shtet, kjo për mua nuk është problem, po ashtu për mua nuk është problem nëse ata dëshirojnë dy shtete. Nëse ata janë të lumtur edhe unë jam i lumtur".



Lajme të ngjashme