Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ushtria izraelite bastis shtëpitë e palestinezëve, ndër 15 të arrestuarit edhe një gazetare

Ushtarët izraelitë arrestuan 15 palestinezë në rajone të ndryshme të pushtuara të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite bastis shtëpitë e palestinezëve, ndër 15 të arrestuarit edhe një gazetare

Ushtarët izraelitë arrestuan 15 palestinezë në rajone të ndryshme të pushtuara të Bregut Perëndimor.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga ushtria e Izraelit bëhet e ditur se në operacionet e kryera në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor në orët e vona të natës janë arrestuar 15 palestinezë, të cilët akuzohen për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste".

Ushtarët izraelitë arrestuan në shtëpinë e saj edhe gazetaren dhe shkrimtaren palestineze, Isra Lafi (34 vjeç), që banon në qytetin El Halil në pjesën jugore të pushtuat të Bregut Perëndimor.  

Babai i gazetares-shkrimtares, Hidir Lafi, tha se ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë në qytezën Surif dhe arrestuan vajzën e tij, Isra.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ushtarët, përpara se të dilnin kontrolluan edhe shtëpinë dhe sekuestruan telefonat.

Ai tërhoqi vëmendjen se vajza e tij gjithashtu ishte kërcënuar nga punonjësi i shërbimit informativ të Izraelit, për shkak të aktiviteteve në kanalin televiziv Al Aksa, që transmeton nga Rripi i Gazës, për të cilin punonte më parë.

Ai tha se Isra para disa muajsh e la punën në televizion dhe filloi të shkruaj artikuj.

Gazetarja-shkrimtarja palestineze, Isra Lafi, artikujt e saj, krahas blogut personal i publikon edhe në faqet sociale të Al Jazeera dhe Institutit Kërkimor i Egjiptit.  

Ushtria izraelite bastis shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave të burimeve të Zyrës së Robërve Palestinezë, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6 mijë palestinezë, ndër të cilët ka edhe gra dhe fëmijë.

Me praktikën e ashtuquajtur "burgim administrativ", Izraeli mund të mbajt të burgosur palestinezët nga një deri në gjashtë muaj.

Nëse merret vendimi se personi i burgosur "përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit", ky lloj burgimi mund të zgjatet deri në pesë vjet.



Lajme të ngjashme