Belgjika e vendosur të rigjallërojë marrëdhëniet me Turqinë

Kryeministri belg, Charles Michel në kuadër të sesionit të 73-të të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork u takua me Presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

Belgjika e vendosur të rigjallërojë marrëdhëniet me Turqinë

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel deklaroi se kanë vendosur të rigjallërojnë marrëdhëniet me Turqinë.

Kryeministri belg, Charles Michel në kuadër të sesionit të 73-të të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork u takua me Presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

Gazeta belge me tirazh të lartë “Le Soir”, reportazhin që ka zhvilluar me Kryeministrin Michel e përcjell me titull “Takimi i gjatë mes Erdoganit dhe Michelit në Nju-Jork”.

Gazeta tërheq vëmendjen në takimin e dy liderëve në kuadër të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa thekson se Ankara dhe Brukseli janë dakorduar për rigjallërimin e marrëdhënieve mes tyre.

Michel takimin me Presidentin Erdogan e cilësoi si “të hapur dhe të sinqertë” duke shtuar se “Shkëmbyem mendime për çështje të ndryshme. Diskutuam për rolin gjeopolitik të Turqisë në Siri, luftën kundër terrorizmit, emigrimin, marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-të dhe Rusinë”.

Duke vënë në dukje se kanë arritur në konsensus për vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, Michel tha se: “Vendosëm të rigjallërojmë marrëdhëniet tona relativisht të ngadalësuara me Turqinë. Planifikojmë që njësitë tona të sigurisë të zhvillojnë takime në një të ardhme të afërt. Përveç kësaj do t’i rifillojmë takimet mes ministrave të drejtësisë, të punëve të jashtme dhe të punëve të brendshme të të dy shteteve, të cilët i kemi ngrirë që nga tentativa e dështuar për grusht shtet e ndërmarrë në korrik të vitit 2016 nga ana e organizatës terroriste FETO në Turqi”.

Kryeministri Michel u shpreh se me Presidentin Erdogan kanë zhvilluar një takim gjithëpërfshirës për të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi.   



Lajme të ngjashme