Venezuela pretendon ndërhyrjen e Meksikës, Kilit dhe Kolumbisë në atentatin ndaj Maduros

Pretendohet se në rastin e atentatit ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kanë luajtur rol diplomatët e tre vendeve të Amerikës Latine.

Venezuela pretendon ndërhyrjen e Meksikës, Kilit dhe Kolumbisë në atentatin ndaj Maduros

Pretendohet se në rastin e atentatit ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kanë luajtur rol diplomatët e tre vendeve të Amerikës Latine.

Zyrtari i Ministrisë së Komunikacionit të Venezuelës, Jorge Rodriguez bëri të ditur se punonjësit në ambasadat e Kolumbisë, Kilit dhe Meksikës në kryeqytetin Karakas ose kanë mbështetur ose deshën t’i ndihmojnë organizatorët e atentatit.

Rodriguez bëri të ditur se njëri prej të ndaluarve për tentim të atentatit në deklaratën e tij aludoi se ambasada e Kilit ka luajtur rol në sulm, ndërsa të tjerët pranuan se janë trajnuar në afërsi të kufirit të Kolumbisë.

Ministri Rodriguez i bëri thirrje udhëheqjeve të vendeve të Amerikës Latine për filluar hetimet, ndërsa shtoi se “Jemi të gatshëm ti paraqesim deklaratat e të ndaluarve Ministrive të Jashtme të Meksikës, Kilit dhe Kolumbisë”.

Zyrtarët e Venezuelës ditë më parë njoftuan se janë ndaluar edhe 3 persona të tjerë në lidhje me tentimin për atentat.

Ndërkaq qeveritë e Kolumbisë, Kilit dhe Meksikës hodhën poshtë akuzat e Rodriguezit.

Muajin e kaluar ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro u ndërmor një atentat në tentativë me dronë me mjete shpërthyese, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Karakas.

Në këtë ngjarje Maduro ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa janë plagosur 7 ushtarë.

Ndërkaq nëpërmjet një deklarate të bërë në Twitter përgjegjësinë për sulm e kishte marrë grupi, i cili veten e quan “Ushtarët me Fanela”.



Lajme të ngjashme