Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pompeo bisedoi me Mbretin e Jordanisë për Palestinën

Mbreti i Jordanisë Abdullahu II dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo janë takuar në Nju-Jork dhe kanë biseduar edhe për çështjen palestineze.

Pompeo bisedoi me Mbretin e Jordanisë për Palestinën

Mbreti i Jordanisë Abdullahu II dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kanë biseduar për çështjen palestineze.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Këshilli Mbretëror i Jordanisë, Mbreti i Jordanisë Abdullahu II është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompe në Nju-Jork, ku ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e partneritetit strategjik mes dy vendeve si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë çështja palestineze dhe kriza siriane.

Në takim u fol edhe për bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme, ku mbreti Abdullah theksoi rëndësinë e ringjalljes së bisedimeve për një zgjidhje me shtete mes Palestinës dhe Izraelit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj duke ofruar mbështetjen që i duhet për të vazhduar shërbimet e saj Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), e cila është një agjenci e regjistruar në OKB dhe ofron ndihmë për më shumë se 5 milion refugjatë në arsim, shëndetësi dhe zonat humanitare", mësohet të ketë thënë Mbreti Abdullah gjatë takimit.

Muajin e kaluar, administrata amerikane vendosi të ndalojë mbështetjen financiare për UNRWA-në. Sipas raporteve të medias amerikane, Uashingtoni kontribuonte me 365 milionë dollarë ndihmë për agjencinë e OKB-së për palestinezët.

Bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Palestinës u ndalën në prill 2014, sepse Izraeli "refuzoi të pranonte kufijtë e vitit 1967, të drejtën e kthimit të palestinezëve që ishin detyruar të mërgonin dhe të ndërpriste ndërtimin e vendbanimeve hebraike".

 


Lajme të ngjashme