Izraeli i paraqiti Rusisë raportin në lidhje me rrëzimin e avionit rus IL-20

Bëhet e ditur se zyrtarët ushtarakë të Izraelit i kanë paraqitur Moskës një raport prej 40 faqesh në të cilin shpjegohen ngjarja e rrëzimit të avionit luftarak rus tip IL-20.

Izraeli i paraqiti Rusisë raportin në lidhje me rrëzimin e avionit rus IL-20

Bëhet e ditur se zyrtarët ushtarakë të Izraelit i kanë paraqitur Moskës një raport prej 40 faqesh në të cilin shpjegohen ngjarja e rrëzimit të avionit luftarak rus tip IL-20.

Sipas lajmit të gazetës “Kommersant”, komandanti i Forcave Ajrore të Izraelit, Amikom Norkin dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan takime me zyrtarët në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë në lidhje me ngjarjen e avionit IL-20.

Delegacioni ushtarakë izraelit përbëhej nga oficerë të Forcave Ajrore, shërbimit të inteligjencës ushtarake dhe të njësive operative të Shtatmadhorisë.

Delegacioni izraelit me vete solli edhe raportin në lidhje me rrëzimin e avionit rus IL-20 në Siri prej 40 faqesh të përgatitur në gjuhët angleze dhe ruse.

Në raport bëhet e ditur se më 17 shtator në ditën kur ndodhi ngjarja sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë për 40 minuta rresht hodhën raketa tip S-200 ndaj avionëve izraelit.

Pretendohet se disa nga këto raketa kanë rënë në Liban dhe kanë goditur avionin IL-20, ndërsa disa prej tyre kanë rënë në territoret e Sirisë.

Sipas lajmit të gazetës në fund të takimit zyrtarët ushtarakë u dakorduan ta forcojnë koordinimin mes tyre në Siri.

Avioni luftarak rus në fillim të javës u rrëzua me sisteme të mbrojtjes ajrore S-200 të regjimit sirian në zonën e Mesdheut.

Rusia pretendoi se avioni rus ishte goditur me raketa S-200 pasi avionët izraelit tip F-16 e kanë përdorur atë si mburojë.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu në lidhje me ngjarjen përgjegjës për rrëzimin e avionit dhe vdekjen e ushtarëve e kishte mbajtur Izraelin.

 


Lajme të ngjashme