Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ghasemi: Irani nuk do të bëhet pjesë e një operacioni të mundshëm në Idlib

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, deklaroi të hënën se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në një operacion të mundshëm të regjimit të Beshar Esadit në Idlib të Sirisë...

Ghasemi: Irani nuk do të bëhet pjesë e një operacioni të mundshëm në Idlib

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, deklaroi të hënën se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në një operacion të mundshëm të regjimit të Beshar Esadit në Idlib të Sirisë.

Ndërkohë që presidentët Recep Tayyip Erdogan i Turqisë dhe Vladimir Putin i Rusisë po bisedojnë në qytetin Soçi të Rusisë për çështjen siriane në përgjithësi dhe Idlibin në veçanti, takimi i dytë ky mes tyre në 10 ditët e fundit, i cili pason samitin trepalësh në Teheran; zëdhënësi i MPJ iraniane bëri deklarata të rëndësishme për Idlibin.

“Irani nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e një operacioni në lidhje me Idlibin. Ka nisma për sa i takon situatës humanitare në Idlib dhe ne shpresojmë që të arrijmë një rezultat duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj”, tha Bahram Ghasemi.



Lajme të ngjashme