Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bën thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Miroslav Lajçak, apeloi për reformë duke thënë se “Këshilli i Sigurimit nuk pasqyron realitetet e shekullit 21-të”...

Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bën thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit

Thirrja për ndryshim në strukturën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSC), bërë më parë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan i Turqisë përmes sloganit “Bota është më e madhe se 5”, këtë herë është ngritur në rend të ditës nga OKB-ja vetë.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Miroslav Lajçak, apeloi për reformë duke thënë se “Këshilli i Sigurimit nuk pasqyron realitetet e shekullit 21-të”.

“Një UNSC i reformuar do të reflektonte më mirë të vërtetat globale që ndryshojnë”, deklaroi ai.

Teksa përgatitet të përmbyllë mandatin e tij javën e ardhshme për t’ia dorëzuar atë ish-ministres së Jashtme të Ekuadorit, Maria Fernanda Espinosa, më 18 shtator, Miroslav Lajçak tha se thirrjet për reformën e Këshillit janë “të drejta” dhe shtoi se ky organ kritik i OKB-së duhet të pasqyrojë realitetet e ditëve të sotme.

“Reforma në UNSC është një prej çështjeve më të komplikuara, më të ndjeshme dhe më të rëndësishme. Në botën e jashtme, e gjithë puna e sistemit të OKB-së vlerësohet sipas performancës së Këshillit të Sigurimit. Sa herë që në UNSC nuk ka njëzëshmëri dhe s’arrihet të merret një vendim, i gjithë sistemi kritikohet ashpërsisht. Shumë herë jam bërë vetë dëshmitar i kësaj situate dhe jam ballafaquar me të”, u shpreh presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Diplomati sllovak theksoi se nuk mund të mohohet që përbërja aktuale e UNSC-së s’është përfaqësuese mjaftueshëm.

“Kjo është e pamohueshme, sepse nuk reflekton realitetet e shekullit të 21-të, por kopjon ato të vitit 1945. Prandaj thirrjet për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të drejta dhe madje të pamjaftueshme. Një Këshill i reformuar do të reflektonte më mirë të vërtetat globale që ndryshojnë. Ka shumë çështje që duhet të diskutohen, siç janë numri i përgjithshëm i anëtarëve dhe anëtarësia permanente, por edhe e drejta e vetos. Të gjitha shtetet anëtare (të OKB-së) duan të ndihen të përfaqësuara nga Këshilli”, vlerësoi Lajçak.

Sipas tij, Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të jetë më aktiv në sistemin e Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme