Heiko Maas falënderoi Turqinë për qëndrimin e saj në çështjen e Idlibit

Ministri i Jashtëm gjerman njoftoi se me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu ditë më parë pati një takim dhe tha se sot gjatë takimit me homologun e tij rus, Sergey Lavrov në Berlin do të bisedojnë në lidhje me çështjen e Sirisë.

Heiko Maas falënderoi Turqinë për qëndrimin e saj në çështjen e Idlibit

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas falënderoi Turqinë për qëndrimin e saj pro-armëpushimit gjatë samitit tresh të Sirisë të mbajtur në kryeqytetin Teheran të Iranit.

Ministri Maas gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit me drejtorin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, tha se kanë bërë çdo gjë që në Idlib dhe rrethinë të mos jetohet ndonjë fatkeqësi humanitare.

Maas gjithashtu vuri në dukje se po vazhdojnë bisedimet me autoritetet turke në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se zyrtarët turq javën e kaluar në Teheran patën takime me zyrtarët rusë dhe iranianë dhe shfaqën një qëndrim pro-armëpushimit, ndërsa shprehu edhe falënderimet e tij.

Ministri gjerman rikujtoi se me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu ditë më parë pati një takim dhe tha se sot gjatë takimit me homologun e tij rus, Sergey Lavrov në Berlin do të bisedojnë në lidhje me çështjen e Sirisë.

Ai bëri të ditur se mirëpresin çdo iniciativë që do të kontribuojë për të penguar një sulm të madh ndaj Idlibit, ndërsa shtoi se qeveria gjermane Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq do ti jap 150 milionë euro ndihma.  

 


Lajme të ngjashme