ShBA - Libri “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, thyen rekorde në shitje

Libri i gazetarit amerikan, Bob Woodward, “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë” hodhi firmën në një rekord në fushën e tij duke i shitur 750 mijë kopje në ditën e parë të daljes në treg.

ShBA - Libri “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, thyen rekorde në shitje

Libri i gazetarit amerikan, Bob Woodward, “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë” hodhi firmën në një rekord në fushën e tij duke i shitur 750 mijë kopje në ditën e parë të daljes në treg.

Libri, i cili shkaktoi debate serioze në lidhje me ato se çfarë po ndodh brenda administratës së Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, ditën e parë në treg e mbylli me një rekord.

Shtëpia botuese “Simon & Schuster”, e cila botoi librin në fjalë, deklaroi se libri brenda 24 orëve të daljes në treg u shit mbi 750 mijë kopje dhe arriti një sukses serioz të paparë për një kohë të gjatë në këtë fushë.

 

Në lidhje me suksesin e librit, drejtori i shtëpisë botuese, Jonathan Karp tha se “Ky është një fenomen kulturor. Është shumë e qartë se njerëzit janë të etur për këtë çështje”.

Edhe libraria e famshme amerikane, “Barnes & Nobles” deklaroi se libri në fjalë hyri në regjistra si libri që shënoi “shitje të shpejtë” pas romanit “Vendosni një Rojtar” (Go Set a Watchman) të botuar në vitin 2015.

Në librin 448 faqesh pretendohet se Trump për Sekretarin aktual të Drejtësisë, Jeff Sessions ka thënë që “Është person me aftësi të kufizuara mendore. Është një budalla jugor”, ndërsa Sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross i ka thënë personalisht se “Nuk të besojë, nuk dua që të marrish pjesë në negociata”. Ndërkaq Presidenti Trump për Presidentin e Sirisë, Beshar Esad ka thënë që “Ta vrasim këtë vrasës. Të hyjmë brenda dhe të vrasim shumicën prej tyre”.

Sipas gazetarit Woodward, Presidenti Trump në reagimin e tij ndaj të pranishmëve në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me Afganistanin të mbajtur në korrik 2017 ka thënë se “Ushtarët që luftojnë në terren në Afganistan do ta kryenin këtë punë më mirë se ju. Çfarë bëjmë ne këtu? Edhe sa ushtarë tanë do të vriten dhe sa do të qëndrojmë ne aty?”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders mbrojti qëndrimin se “libri përmban shumë tregime të rreme” dhe “është i mbushur plotë me gabime”.

“Ky libër nuk është gjë tjetër veçse një tregim i rremë i bazuar në deklaratat e disa ish-punonjësve të hidhëruar. Të gjitha këto kanë për qëllim për ta treguar presidentin si të keq”, vlerësoi zëdhënësja Sanders.   

Edhe Presidenti Trump në disa deklarata të ndryshme ka thënë se libri i gazetarit Woodward është i mbushur me pretendimet të “rreme”.

 


Lajme të ngjashme