OKB e cilëson situatën në territoret e pushtuara palestineze si "fatkeqësi"

Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin në kuadër të OKB-së, (UNCTAD), bëri të ditur se papunësia në territoret palestineze vitin e kaluar doli në 27,4 për qind.

1048684
OKB e cilëson situatën në territoret e pushtuara palestineze si "fatkeqësi"

Organizata e Kombeve të Bashkuara situatën në territoret e pushtuara palestineze e cilësoi si “fatkeqësi”.

Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin në kuadër të OKB-së (UNCTAD), bëri të ditur se papunësia në territoret palestineze vitin e kaluar doli në 27,4 për qind dhe arriti në nivelin më të lartë në botë, ndërsa publikoi edhe një raport në lidhje me vështirësitë me të cilat përballen palestinezët.

Në raport theksohet se edhe pse rritja ekonomike doli në 3,1 për qind gjysma e palestinezëve nën moshën 30-vjeçare janë të papunë, ndërsa të ardhurat vjetore për frymë mbetën konstante.

Duke vënë në dukje se kufizimet e Izraelit ndaj popullit palestinez po vazhdojnë ende në raport thuhet se pushtimi i territoreve palestineze i përkeqësoi edhe më shumë kushtet e jetës.

Në raport u kritikua edhe vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe për popullin palestinez. Tërhiqet vëmendja se para vendimit të ShBA-së është vërejtur një ulje e dukshme në ndihmat humanitare ndërkombëtare ndaj popullit palestinez.

Në mes tjerash në raport thuhet se papunësia në territoret e pushtuara palestineze vitin e kaluar doli në 27,4 për qind dhe arriti në nivelin më të lartë në botë, ndërsa shtohet se në Gazë, e cila ndodhet nën një rrethim ekonomik për 11 vjet, situata humanitare vazhdon të përkeqësohet.

“Kufizimet izraelit ndaj Gazës janë të rëndësisë së veçantë”, thuhet në raport ndërsa kushtet në Rripin e Gazës u cilësuan si “kushte humanitare, të reduktuara në një varësi të thellë të dhimbjes dhe ndihmës”.

UNCTAD në raportin e tij shpjegon në detaje sulmet ushtarake të Izraelit ndaj banorëve të Gazës, ndërsa bën të ditur se vështirësitë në furnizimin me energji elektrike kanë arritur kulmin.

Zëvendësja e Sekretarit të Përgjithshëm të UNCTAD-it, Isabelle Durant gjatë konferencës për shtyp të organizuar në lidhje me raportin në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka thënë se “Situata në Gazë vjen duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë. Kjo është një fatkeqësi”.

Ajo gjithashtu shtoi se situata në Palestinë nga viti në vit vjen duke u vështirësuar dhe bëhet më e papranueshme.



Lajme të ngjashme