Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

ShBA-ja nuk i mohon akuzat e Venezuelës për grushtin e shtetit

Zyrtari amerikan Garrett Marquis nuk i ka hedhur poshtë në mënyrë të drejtpërdrejt deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, i cili e ka akuzuar administratën amerikane për “planifikim të një grushti shteti në vendin e tij"

ShBA-ja nuk i mohon akuzat e Venezuelës për grushtin e shtetit

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) pranë Shtëpisë së Bardhë, Garrett Marquis nuk i ka hedhur poshtë në mënyrë të drejtpërdrejt deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, i cili e ka akuzuar administratën amerikane për “planifikim të një grushti shteti dhe mbështetje të komplotistëve ushtarakë në vendin e tij”.

Në apelin e tij për rikthimin e demokracisë në Venezuelë, Marquis bëri këtë vlerësim: “Nuk ka ndryshuar politika amerikane lidhur me kthimin e demokracisë në Venezuelë në mënyrë paqësore dhe të rregullt”.

Zëdhënësi shtoi se Amerika do të vazhdojë të dëgjojë thirrjet “për demokraci” të popullit venezuelas.

“Një zgjidhje e qëndrueshme për situatën që vazhdon të përkeqësohet në Venezuelë është e mundur vetëm me restaurimin përsëri në përputhje me parimet demokratike të qeverisjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore”,- u shpreh zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) në Shtëpinë e Bardhë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, pas lajmit të gazetës amerikane “New York Times” (NYT), sipas të cilit administrata amerikane kishte realizuar takime të fshehta me disa ushtarakë kryengritës brenda ushtrisë venezuelase, kishte bërë një deklaratë përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Dënojmë hapur planet e administratës amerikane për ndërhyrje në Venezuelë dhe mbështetjen që u jep ajo komplotistëve ushtarakë”, kishte shkruar shefi i diplomacisë venezueliane në reagimin e tij.



Lajme të ngjashme