Siri – Regjimi i Esadit vazhdon përdorimin e bombave fuçi, të paktën 67 herë vetëm në gusht

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se regjimi i Beshar Esadit ka përdorur të paktën 67 herë bombat fuçi në sulmet që ka organizuar gjatë muajit të kaluar ndaj vendbanimeve civile në zona të ndryshme të vendit...

Siri – Regjimi i Esadit vazhdon përdorimin e bombave fuçi, të paktën 67 herë vetëm në gusht

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se regjimi i Beshar Esadit ka përdorur të paktën 67 herë bombat fuçi në sulmet që ka organizuar gjatë muajit të kaluar ndaj vendbanimeve civile në zona të ndryshme të vendit.

SNHR-ja ka publikuar raportin për bombat fuçi të përdorura nga regjimi sirian gjatë muajit gusht ndaj vendbanimeve civile nën kontrollin e opozitarëve.

Në raport theksohet se regjimi ka përdorur të paktën 67 herë bombat fuçi gjatë muajit të kaluar dhe në këto sulme kanë humbur jetën 7 civilë, mes tyre 1 grua dhe 2 fëmijë.

Sipas SNHR-së, në gusht, forcat besnike të regjimit kanë realizuar 53 herë sulme me bomba fuçi në Idlib, 8 në Dera dhe 6 të tjera Hama. Kurse gjatë periudhës janar-gusht 2018, numri i bombave fuçi të përdorura nga forcat e regjimit është llogaritur të jetë 3.503.

Arsyeja pse regjimi preferon bombat fuçi është kostoja e ulët (rreth 50 dollarë) dhe efekti i madh shkatërrues i tyre.

Me këto bomba, regjimi ka goditur kryesisht hapësirat civile duke synuar të shkaktojë rrënime të mëdha dhe sa më shumë vdekje.

Në varësi të sasisë së eksplozivit me të cilin mbushen, perimetri i fuqisë shkatërruese të bombave fuçi ndryshon nga 50 deri në 200 m2.

Këto lloj bombash hidhen në mënyrën që terminologjia ushtarake e njeh si “parimi i rënies së lirë”. Dëmet që ato shkaktojnë në vendbanime, e detyrojnë popullatën civile që të emigrojë.



Lajme të ngjashme