Siri – Luftime ndërmjet forcave të Esadit dhe terroristëve të YPG/PKK-së në Haseke

Të paktën 11 ushtarë të regjimit dhe 7 terroristë të YPG/PKK-së janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve që vazhdojnë ende...

Siri – Luftime ndërmjet forcave të Esadit dhe terroristëve të YPG/PKK-së në Haseke

Qyteti verilindor, Haseke, në Siri, po bëhet skenë e përleshjeve të ashpra ndërmjet organizatës terroriste YPG/PKK dhe forcave besnike të regjimit të Beshar Esadit.

Siç bëjnë të ditur burimet lokale në Haseke, tensionet mes forcave të regjimit sirian dhe terroristëve të YPG/PKK-së janë shndërruar në përleshje të armatosura në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.

Të paktën 11 ushtarë të regjimit dhe 7 terroristë të YPG/PKK-së janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve që vazhdojnë ende.

Burimet theksojnë se luftimet kanë ndodhur për shkak të arrestimit të disa të rinjve në pikën e kontrollit të improvizuar nga forcat e regjimit sirian në rrugën Haseke-Qamishlo.

Përleshje të ngjashme mes palëve në Haseke ka pasur edhe më parë.

Hasekeja administrohet bashkërisht nga organizata terroriste YPG/PKK dhe regjimi i Esadit. Ky i fundit kontrollon malin Kevkep, sheshin e sigurisë dhe Brigadën e 156-të në qendër të qytetit, ndërsa në komunën Qamishlo ndodhen një aeroport dhe një tjetër brigadë ushtarake gjithashtu nën kontrollin e regjimit.



Lajme të ngjashme