Vendet e BE-së përkrahin Turqinë në çështjen e Idlibit

8 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë përkrahjen e tyre Turqisë në përpjekjet diplomatike për qytetin Idlib të Sirisë.

Vendet e BE-së përkrahin Turqinë në çështjen e Idlibit

8 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë përkrahjen e tyre Turqisë në përpjekjet diplomatike për qytetin Idlib të Sirisë.

Para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendet në fjalë shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me çështjen e Idlibit dhe përkrahjen e dhënë Turqisë për përpjekjet diplomatike në këtë drejtim.

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në OKB, ambasadori Olof Skoog, në prononcimin e tij të bërë në emër të 8 vendeve para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se me miliona njerëz që ndodhen në mes të konflikteve, nën rrethim ose janë larguar nga shtëpitë e tyre, tashmë kanë përjetuar mjaftë dhimbje, ndërsa bëri thirrje palëve për zgjidhjen e problemit me rrugë diplomatike.

Skoog tërhoqi vëmendjen se një operacion i mundshëm ushtarak ndaj Idlibit do të rrezikojë edhe më shumë të ardhmen e rajonit dhe vijoi me këto fjalë: “Jemi të shqetësuar seriozisht nga shtimi i lëvizjeve ushtarake në veriperëndim të Sirisë nga ana e regjimit sirian dhe Rusisë, të cilat do të mund të shndërrohen në një fatkeqësi potenciale për civilët. Një sulm gjithëpërfshirës ushtarak i mundshëm të ndërmerret ndaj Idlibit do të rrezikojë jetët e më shumë se 3 milionë njerëzve në mesin e të cilëve ndodhen 1 milionë fëmijë. Kjo do të shkaktonte valë të re të migrimit masiv të civilëve, përfshirë edhe ata që janë zhvendosur për shkak të rrethimit të paskrupullt dhe operacioneve ushtarake të regjimit e që u strehuan në këtë qytet”.

Ambasadori suedez gjithashtu theksoi se përdorimi i ndonjë arme kimike është i papranueshëm.

Duke vënë në dukje se Idlibi është vendi i fundit nga 4 zonat e çtensionimit për të cilat vendet garantuese të procesit të Astanës ishin zotuar, Skoog tha se “Ne përkrahim Turqinë dhe OKB-në për përpjekjet e tyre diplomatike në këtë drejtim”.

 


Lajme të ngjashme