Le Drian: Situata në Idlib shqetësuese dhe kritike

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian tha nga Athina se situata në qytetin Idlib të Sirisë është shqetësuese dhe kritike, duke e cilësuar atë si “gati për të shpërthyer në aspektin njerëzor dhe ushtarak”...

1045003
Le Drian: Situata në Idlib shqetësuese dhe kritike

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian në konferencën e përbashkët me homologun e tij grek në Athinë, Nikos Koxias, tha se situata në qytetin Idlib të Sirisë është shqetësuese dhe kritike, duke e cilësuar atë si “gati për të shpërthyer në aspektin njerëzor dhe ushtarak”.

I pyetur nga gazetarët se do të ndërhynte apo jo vendi i tij në rast të përdorimit të armëve kimike në Idlib, Le Drian tha: “Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të qëndrimit të Francës ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“Gjendja në Idlib është mjaft shqetësuese. Në Idlib kanë gjetur strehë 3 milionë banorë, 700 mijë refugjatë dhe me mijëra terroristë”, vlerësoi Le Drian.

Shefi i diplomacisë franceze bëri thirrje për zgjidhjen e çështjes me rrugë politike. “Situata në Siri ka arritur në një pikë që është gati të shpërthejë në aspektin humanitar dhe ushtarak”, shtoi ai.

Më pas ministri i Punëve të Jashtme të Francës pati një takim të shkurtër edhe me Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

 


Lajme të ngjashme