Joel Rubin: Nuk mund të neglizhohet realiteti se Turqia është një aleate strategjike e ShBA-së

Në panelin e organizuar nga instituti i mendimeve “Fondacioni i Trashëgimisë Turke” me seli në ShBA, u diskutua në lidhje me marrëdhëniet turko-amerikane.

Joel Rubin: Nuk mund të neglizhohet realiteti se Turqia është një aleate strategjike e ShBA-së

Ish-Zëvendësnënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Joel Rubin ka thënë se nuk mund të neglizhohet realiteti se Turqia është një aleat strategjik i ShBA-së.

Në panelin e organizuar nga instituti i mendimeve “Fondacioni i Trashëgimisë Turke” me seli në ShBA, u diskutua në lidhje me marrëdhëniet turko-amerikane.

Në këtë panel që u organizua me temë “E ardhmja e marrëdhënieve turko-amerikane” pjesëmarrës ishin ish- Zëvendësnënsekretar i Departamentit amerikan të Shtetit, Joel Rubin, ish-zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Molly Montgomery dhe lektori i Universitetit Bilkent në Ankara, Akif Kireçci.

Ish-zyrtarët e lartë amerikan ishin të mendimit të njëjtë se ka hapësirë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve aktuale mes dy vendeve.

Rubin dhe Montgomery vënë theksin në rëndësinë e bisedimeve mes palëve për tejkalimin e këtyre problemeve, ndërsa shtuan se ende ka hapësirë për zgjidhjen e problemeve në fjalë.

Duke vënë në dukje se nuk mund të neglizhohet realiteti që Turqia është një aleate strategjike, Rubin tha se Uashingtoni zyrtar ka nevojë për Turqinë në luftën kundër terrorit.

Edhe Molly Montgomery, e cila ka qenë me detyrë në Shtëpinë e Bardhë në fillimi të mandatit të Presidentit Trump, bëri të ditur se të dy liderët shumë mirë e dinë se cilat hapa duhet të hidhen në situata të vështira, ndërsa shtoi se mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së paraqet një rast të mirë në këtë drejtim.

Ndërkaq lektori i Universitetit Bilkent në Ankara, Akif Kireçci, i cili në panel u kyç nëpërmjet lidhjes së videokonferencës, gjatë fjalës së tij preku edhe në zhvillimet që po jetohen në rajon, ndërsa shtoi se Turqia duhet të shihet si një ishull i qëndrueshëm i rajonit.



Lajme të ngjashme