"New York Times": Jam pjesë e rezistencës brenda administratës së Trumpit

Gazeta njujorkeze "The New York Times" publikoi një artikull anonim në lidhje me rezistencën brenda administratës së Presidentit Donald Trump.

"New York Times": Jam pjesë e rezistencës brenda administratës së Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi ashpër ndaj një artikulli të gazetës njujorkeze “The New York Times” të publikuar në mënyrë anonime në të cilin pretendohet se ekziston një rezistencë brenda administratës së tij.

Bëhet e ditur se autori i artikullit që mban titullin “Jam pjesë e rezistencës brenda administratës së Trumpit” është një zyrtarë i lartë.

“Ajo çfarë nuk kupton Trumpi është se shumica e zyrtarëve të lartë në administratën e tij janë duke punuar me zell për të prishur disa pjesë të rendit të ditës dhe aspiratat më të këqija. Unë e di këtë sepse edhe unë janë njëri prej tyre”, shkruhet në artikull, ndërsa shtohet se kjo rezistencë dëshiron që administrata të jetë e suksesshme.

Në artikull në mes tjerash bëhet e ditur se presidenti bënë disa lëvizje që e dëmtojnë shtetin dhe thuhet se “Për këtë arsye disa persona brenda administratës së Trumpit jemi betuar që deri në përfundimin e mandatit të Presidentit Trump ti pengojmë lëvizjet e gabuara të tij dhe ti mbrojmë institucionet tona demokratike”.

Në mes tjerash thuhet se Trump nuk respekton mjaftë lirinë e mendimit, të tregut dhe të njerëzve, ndërsa kritikohet edhe cilësimi i tij i shtypit si “armik i popullit”.

Ndërkaq nuk vonojë edhe përgjigjja e Trumpit ndaj artikullit në fjalë.

Në një deklaratë të tij të bërë gjatë takimit me shefat e policisë së ShBA-së në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump këtë artikull e cilësoi si “artikull frikacak”.



Lajme të ngjashme