Franca gati të sulmojë Sirinë nëse përdoren armët kimike

Zyrtari më i lartë ushtarak i Francës ka paralajmëruar të martën se vendi i tij është gati të sulmojë objektivat e regjimit sirian nëse armët kimike janë përdorur në një ofensivë të fundit të tij për të rimarrë provincën veriore të Idlibit...

1044470
Franca gati të sulmojë Sirinë nëse përdoren armët kimike

Zyrtari më i lartë ushtarak i Francës ka paralajmëruar të martën se vendi i tij është gati të sulmojë objektivat e regjimit sirian nëse armët kimike janë përdorur në një ofensivë të fundit të tij për të rimarrë provincën veriore të Idlibit.

“Trupat tona janë të gatshme për të goditur Sirinë në rast se gjatë operacionit të Idlibit përdoren armët kimike”, ka deklaruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Francës, Gjeneralarmate Francois Lecointre, duke folur për gazetarët në lidhje me ofensivën e mundshme të regjimit sirian në Idlib.

I vendosur në afërsi të kufirit turk, Idlibi është strehë për mbi 3 milionë sirianë, shumë prej të cilëve kanë shkuar aty nga qytete të tjera pas sulmeve nga forcat besnike të Esadit.

Regjimi sirian ka njoftuar kohët e fundit planet për të nisur një ofensive të madhe ushtarake në zonë, e cila kontrollohet nga grupe të ndryshme opozitare të armatosura.

Të martën, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori për Ndihmat Emergjente, Mark Lowcock, paralajmëroi se një sulm i tillë do të çonte në “katastrofën më të keqe humanitare të shekullit të 21-të”.

Sipas të përditshmes franceze, “Le Figaro”, Gjeneralarmate Lecointre u tha gazetarëve po ashtu se ai priste që celulat e fundit terroriste të rezistencës së DAESH-it në Irak dhe Siri të çrrënjosen nga fundi i nëntorit.

Luftuar nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizata terroriste në fjalë është dëbuar tashmë nga shumica e territoreve të mëdha që ajo kishte pushtuar që prej vitit 2014 në Irak dhe Siri.



Lajme të ngjashme