Izrael – 35 ushtarë arrestohen për trafikim dhe përdorim të substancave narkotike

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite theksohet se një pjesë e madhe e ushtarëve të arrestuar për shkak të drogës nuk kanë grada.

Izrael – 35 ushtarë arrestohen për trafikim dhe përdorim të substancave narkotike

Në Izrael 35 ushtarë u arrestuan për trafikim ose përdorim të lëndëve narkotike.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite theksohet se një pjesë e madhe e ushtarëve të arrestuar për shkak të drogës nuk kanë grada.

Ushtarët e arrestuar në ditët në vijim do të dalin përpara trupit gjykues ushtarak.

Sipas hulumtimeve të Agjencisë izraelite për Luftimin e Drogës (IADA), theksohet se përdorimi i drogës në mesin e ushtarëve izraelitë po bëhet gjithnjë e më i përhapur.

Hulumtimi tregon se vitin e kaluar 54,3 për qind e ushtarëve që shërbejnë në ushtrinë izraelite kanë përdorur të paktën një herë lëndë narkotike.

Përdorimi i drogës nga ushtarët në ushtrinë izraelite deri vitin e kaluar konsiderohej si krim dhe zbatoheshin disa dënime duke përfshirë këtu edhe dënimin me burg.

Por ushtria izraelite që nga janari i vitit 2017-të, duke lehtësuar dënimin,  ka vendosur që në vend të dënimit me burg të jepet masë disiplinore për përdorimin e drogës me kushtin që ajo të mos përdoret më shumë se 5 herë jashtë reparteve e kazermave, ku ushtarët kryejnë detyrën e tyre.

Bëhet e ditur se një vendim i tillë është marrë për t'i shpëtuar ushtarakët nga barra financiare e shkaktuar nga hetimet kundër tyre për përdorimin e drogës, por edhe për t'u dhënë ushtarëve një shans të dytë



Lajme të ngjashme