Alaaddin Burucerdi bënë fjalë me lëvdata për popullin turk

Alaaddin Burucerdi, anëtar i  Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian bëri të ditur se populli turk me qëndrimin e tij pranë qeverisë përballë presioneve ekonomike të ShBA-së.

Alaaddin Burucerdi bënë fjalë me lëvdata për popullin turk

Alaaddin Burucerdi, anëtar i  Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian bëri të ditur se populli turk me qëndrimin e tij pranë qeverisë përballë presioneve ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojti nderin kombëtar.

Në prononcimin e tij të bërë për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA, Alaaddin Burucerdi tha se populli turk përballë presioneve të ShBA-së i doli për zot monedhës kombëtare.

“Së bashku me uljen e vlerës së lirës turke Turqia filloi të shkëmbejë dollarët. Ky qëndrim simbolik tregoi se populli qëndron pranë qeverisë dhe tregon se turqit mbrojtën nderin e tyre”, bëri të ditur Burucerdi.

Ndërkaq në lidhje me krizën që vazhdon në Iran, Burucerdi tha se në vendin e tij nuk pati ndjeshmëri të njëjtë sikurse ajo në Turqi.



Lajme të ngjashme