“Themelimi i konfederatës Jordani-Palestinë”, debati më i fundit për paqen në Lindjen e Mesme

“Themelimi i konfederatës Jordani-Palestinë”, është ky debati më i fundit në Lindjen e Mesme, një propozim i bërë nga autoritetet amerikane dhe i njoftuar publikisht nga Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas...

“Themelimi i konfederatës Jordani-Palestinë”, debati më i fundit për paqen në Lindjen e Mesme

“Themelimi i konfederatës Jordani-Palestinë”, është ky debati më i fundit në Lindjen e Mesme, një propozim i bërë nga autoritetet amerikane dhe i njoftuar publikisht nga Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.

Siç bën të ditur agjencia palestineze e lajmeve, “WAFA”, Presidenca e Palestinës ka theksuar se vendimi për konfederatën me Jordaninë do të merren popujt e të dyja vendeve.

Zëdhënësi i Presidencës së Palestinës, Nabil Abu Rudeineh, deklaroi se ideja e konfederatës me Jordaninë është në agjendën e administratës palestineze që prej vitit 1984 dhe që nga jo datë e këtej, Ramallahu nënvizon në çdo rast se “zgjidhja me dy shtete formon bazën e marrëdhënieve speciale ekzistuese me Jordaninë”.

Ndërsa sipas një artikulli të gazetës izraelite, “Haaretz”, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, duke folur të dielën në një takim me një delegacion të lëvizjes izraelite, “Paqja Tani” (Peace Now), në selinë presidenciale në Ramallah, pati thënë se Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Jason Greenblatt, përfaqësues special i kreut të Shtëpisë së Bardhë për Negociatat Ndërkombëtare, i kishin propozuar atij “themelimin e konfederatës me Jordaninë”.

E përditshmja izraelite citon Abbasin të ketë thënë se do ta pranojë këtë propozim me kushtin që pjesë e konfederatës në fjalë të jetë edhe Izraeli.



Lajme të ngjashme