OBI dënoi sulmin terrorist në Mogadisho të Somalisë

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi sulmin me bombë, që ndodhi dje në mëngjes në Mogadisho, kryeqytetin e Somalisë.

OBI dënoi sulmin terrorist në Mogadisho të Somalisë

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi sulmin me bombë, që ndodhi dje në mëngjes në Mogadisho, kryeqytetin e Somalisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Yusuf bin Ahmed el-Useymin, në deklaratën që publikoi, dënoi sulmin terrorist me autobombë në Mogadisho.  

“Ky sulm frikacak që synon ndërtesat e qeverisë dhe civilët nuk është asgjë tjetër veçse një nismë e armiqve të paqes për të minuar përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Somali” tha Ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam i ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella familjeve të viktimave, qeverisë dhe popullit të Somalisë për humbjen tragjike të jetëve si dhe u uroi shërimin të shpejtë të lënduarve.

Gjithashtu Ai bëri thirrje për “përforcimin e një partneriteti ndërkombëtar për të luftuar kërcënimin e terrorizmit”.

Mëngjesin e së dielës ndodhi një sulm terrorist në Holodag në qendër të Mogadishos ku pati të vrarë dhe të plagosur. Ky sulm u sipërmor nga organizata Shabaab.



Lajme të ngjashme