Le Drian: Me Rusinë dhe Turqinë punojmë për gjetjen e zgjidhjes problemit në Idlib

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian në lidhje me çështjen e Idlibit të Sirisë ka thënë se janë duke bashkëpunuar me Rusinë dhe Turqinë për gjetjen e një zgjidhje këtij problemi.

Le Drian: Me Rusinë dhe Turqinë punojmë për gjetjen e zgjidhjes problemit në Idlib

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian në lidhje me çështjen e Idlibit të Sirisë ka thënë se janë duke bashkëpunuar me Rusinë dhe Turqinë për gjetjen e një zgjidhje këtij problemi.

Ministri Le Drian bëri deklarata të rëndësishme në një program të përbashkët të radios “France Inter”, gazetës “Le Monde” dhe kanalit televiziv, “France 2”.

Le Drian rikujtoi se regjimi i Esadit edhe më herët ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve të tij dhe vijoi me këto fjalë: “Ekziston rreziku që regjimi i Esadit të përdorë sërish armë kimike në Idlib. Kjo nuk u vërtetua, por mund të ketë një tentativë të tillë. Nëse shikojmë në deklaratat e disave mendojë se ka rrezik. Në qoftë se vërtetohet se shkaktarë i vrasjeve janë armët kimike, përgjigjja e Francës do të jetë e njëjtë si ajo e mëparshme”.

Shefi i diplomacisë franceze bëri të ditur se situata në Idlib është shqetësuese, ndërsa shtoi se “Beshar Esadi e fitoi luftën, por jo edhe paqen. Këtë mund ta themi edhe për aleatët e tij e posaçërisht e them për Rusinë”.

Le Drian bëri të ditur se Franca është duke bashkëpunuar me grupin e Astanës për të parandaluar ndonjë masakër dhe bëri të ditur se “Zgjidhja e vetme në Idlib është ajo politike”.

Ai gjithashtu tha se janë duke u zhvilluar punimet për reforma kushtetuese dhe për organizimin e zgjedhjeve në Siri.

Duke vënë në duke që situata humanitare në Idlib është shumë e keqe, ndërsa nga aspekti i sigurisë ajo është si një “bombë me sahat”, Le Drian tha: “Dhimbjet dhe masakrat e jetuara në Halep do të jenë më të thjeshta nga ato që do të përjetohen në qoftë se në Idlib bëhet luftë. Për këtë arsye shoqëria ndërkombëtare dhe të gjithë që mund të vihen në veprim duhet të angazhohen që kjo bombë me sahat të mos shpërthej. Ne së bashku me Presidentin Emmanuel Macron i themi këtë Rusisë dhe Turqisë, sepse Idlibi ndodhet në kufirin me Turqinë”.

“Çështja e Idlibit është një çështje emergjente, ndërsa vendet garantuese të procesit të Astanës, Rusia, Turqia dhe Irani dëshirojnë ti gjejnë zgjidhje këtij problemi”, deklaroi Le Drian, ndërsa tërhoqi vëmendjen që në rast të ndonjë lufte në Idlib një valë e madhe e refugjatëve do të dyndet drejt Turqisë.

“Duhet ti shmangemi në çdo mënyrë tragjedisë humanitare, e cila do të dëmtojë imazhin e Rusisë dhe Turqisë. Së bashku me Rusinë dhe Turqinë ne përpiqemi ti gjejmë një zgjidhje kësaj çështje”, bëri të ditur Le Drian, ndërsa në përgjigje të pyetjes se pse Presidenti amerikan, Donald Trump është indiferent ndaj situatës në Siri, ai tha se ShBA-ja nuk është tërhequr nga Siria dhe se trupat e saj janë të dislokuar në verilindje të Sirisë.

 


Lajme të ngjashme