SHBA – Nauert: Asgjë nuk mund të justifikojë krimet e luftës në Jemen

SHBA-ja bëri të ditur se do të marrë seriozisht një raport hetimor të OKB-së, i cili evidenton krime të mundshme lufte të kryera nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Jemen, përfshirë Arabinë Saudite, aleate e Uashingtonit...

SHBA – Nauert: Asgjë nuk mund të justifikojë krimet e luftës në Jemen

SHBA-ja bëri të ditur se do të marrë seriozisht një raport hetimor të OKB-së, i cili evidenton krime të mundshme lufte të kryera nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Jemen, përfshirë Arabinë Saudite, aleate e Uashingtonit.

"Pas konsultimit të këtij raporti të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, u evidentuan shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar, që kanë ngjallur shqetësimin e thellë të qeverisë amerikane", deklaroi për median zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

"Mendojmë se asgjë nuk mund të justifikojë krime të tilla, nëse janë kryer realisht", shtoi ajo duke u kërkuar palëve në konflikt të marrin masat e nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla.

Gjithësesi ajo nuk ka dashur të nxjerrë konkluzione për sa i përket mbështetjes amerikane në koalicionin nën drejtimin saudit, që po ndërhyn ushtarakisht në Jemen kundër huthitëve.

Koalicioni është paralajmëruar në veçanti nga ekspertët e mandatuar nga OKB-ja.



Lajme të ngjashme