ShBA – Sulm me armë në Florida, 4 të vdekur

Katër persona kanë gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë që ka ndodhur të dielën gjatë një turneu videolojërash në një kompleks argëtimi në Florida të ShBA-së.

1038034
ShBA – Sulm me armë në Florida, 4 të vdekur

Katër persona kanë gjetur vdekjen në sulmin me armë në një qendër argëtimi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Rreth orës 20.15 të së dielës agresori hyri sallën e videolojërave në qendër të qytetit Jacksonville dhe hapi zjarr mbi njerëzit që ndodheshin brenda.

Autoritetet lokale raportuan se në sulmin e kryer gjatë një turneu të videolojërave kanë vdekur 4 persona dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë agresori është vrarë në vendin e ngjarjes.

Motivet e sulmit nuk janë zbardhur ende.



Lajme të ngjashme