ShBA - Ish-Senatori John McCain ndërron jetë në moshën 81-vjeçare

Senatori John McCain, i cili shërbeu në Senat për më shumë se tre dekada, vdiq të shtunën pasdite nga kanceri i trurit pas një beteje të gjatë me këtë sëmundje.

1037665
ShBA - Ish-Senatori John McCain ndërron jetë në moshën 81-vjeçare

Senatori i Arizonës nga radhët e republikanëve në ShBA, John McCain vdiq në moshën 81-vjeçare.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga zyra e McCainit thuhet se Senatori John McCain, i cili shërbeu në Senat për më shumë se tre dekada, vdiq të shtunën pasdite nga kanceri i trurit pas një beteje të gjatë me këtë sëmundje.

McCain njoftoi vitin e kaluar se ai u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të trurit dhe iu dha një prognozë e tmerrshme.

Ditë më parë familja e tij kishte deklaruar se kanë ndërprerë terapinë gjë që u kuptua se McCain i është afruar ditëve të fundit.

Senatori McCain, i cili herë pas here vinte në rend të ditës me kritikat e tij ndaj Presidentit Donald Trump, njihej si një senator i vlerësuar lartë edhe nga republikanët edhe nga demokratët.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vitin 2008 McCain ka qenë kandidat i republikanëve përballë Barack Obama, por kishte humbur në zgjedhje.

McCain, i cili ishte njëri prej emrave autoritarë në radhët e republikanëve, ka qenë rob lufte gjatë luftës së Vietnamit mes viteve 1967-1973.

Me të hyrë për herë të parë në Kongresin Amerikan në vitin 1981, McCain prej kësaj dite e deri më sot ka përfaqësuar Arizonën në pozita të ndryshme.

Ndërkaq Presidenti Trump në një postim në llogarinë e tij në Twitter duke shprehur ngushëllime për humbjen e McCainit tha se “I shprehë ngushëllimet dhe respektin më të thellë familjes së Senatorit John McCain. Lutjet dhe mendimet tona janë me ju”.

Ndërkaq edhe Ndihmëspresidenti, Mike Pence në një postim në llogarinë e tij në Twitter në emër të tij dhe të bashkëshortes shprehë ngushëllimet më të thella familjes McCain.

Ndërkaq një numër i madh i politikanëve dhe të opinionistëve publikuan mesazhe ngushëllimi për të ndjerin John McCain.

Ish-Presidenti i ShBA-së, Barack Obama në një komunikatë me shkrim thotë se McCain kishte një vend të posaçëm në politikën amerikane dhe se çdoherë do ta përkujtojnë me mirënjohje.

Edhe Ndihmëspresidenti i Barack Obamas, Joe Biden, i cili ka qenë shok i ngushtë i McCainit në komunikatën me shkrim ka thënë se McCain para së gjithash ka qenë një shok i mirë dhe se do të na mungojë shumë.

Pothuajse të gjithë anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan kanë publikuar mesazhe ngushëllimi për familjen e McCainit.

Në anën tjetër, Nihad Awad kryetari i organizatës së shoqërisë civile, Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR), që është mbrojtësja më e madhe e të drejtave të myslimanëve në ShBA, në mesazhin e tij shprehu ngushëllime familjes së McCainit.

“Komuniteti mysliman i Amerikës ndanë dhimbjen me të gjithë amerikanë, të cilët mbajnë zi për vdekjen e ‘njeriut të parimeve’ Senatorit John McCain”, shkruan Awad në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme