Kili - Gjykata urdhëron sekuestrimin e aseteve të Pinochetit

Gjykata e Lartë e Kilit ka urdhëruar të bëhet sekuestrimi i aseteve të ish-diktatorit Augusto Pinochet, si rrjedhojë e një skandali për korrupsion.

Kili - Gjykata urdhëron sekuestrimin e aseteve të Pinochetit

Gjykata e Lartë e Kilit ka urdhëruar të bëhet sekuestrimi i aseteve të ish-diktatorit Augusto Pinochet, si rrjedhojë e një skandali për korrupsion.

Vendimi në fjalë zgjidh një skandal të njohur me emrin “Banka Riggs”, i cili zbulon origjinën e pasurisë së diktatorit të vdekur që ishte fshehur në llogaritë bankare me emra të ndryshëm në bankën amerikane Riggs, por edhe në banka tjera.

"Bashkëshortja dhe trashëgimtarët e tjerë të tij, nuk mund të llogariten pronarë pasurisë së paligjshme dhe të aseteve", thuhet në vendimin e gjykatës e cila thotë se pasuritë e sekuestruara do t’i kthehen shtetit kilian.

Në vitin 2017, gjykata e Apelit përmbysi një vendim të mëhershëm për sekuestrimin e pasurive të Pinochet, duke thënë se pesë 5 milionë dollarët e sekuestruar në vitin 2004 duhet t’u kthehen të afërmve të tij.

Vendimi i së premtes pjesërisht anulon këtë vendim, megjithatë lejon që familja Pinochet të mbajë shumicën e pasurive.

Në vitin 1973 Pinochet filloi të sundojë me Kilin për 17 vjet, periudhë në të cilën mbi 3000 njerëz u vranë ose u zhdukën dhe dhjetëra mijëra u torturuan.

Ai vdiq në vitin 2006 nga një sulm në zemër në moshën 91 vjeçare. (AA)



Lajme të ngjashme