Flota e 2-të e ShBA-së riorganizohet në zonën e Atlantikut

Marina Detare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi të riorganizojnë Flotën e 2-të, e cila ishte përgjegjëse për operacione në Detin Arktik dhe Oqeanin Atlantik dhe aktivitetet e së cilës u pezulluan në vitin 2011.

Flota e 2-të e ShBA-së riorganizohet në zonën e Atlantikut

Marina Detare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi të riorganizojnë Flotën e 2-të, e cila ishte përgjegjëse për operacione në Detin Arktik dhe Oqeanin Atlantik dhe aktivitetet e së cilës u pezulluan në vitin 2011.

Sipas lajmit që zë vend në faqen amerikane të internetit “Politico”, marina e ShBA-së do të riorganizojë flotën e 2-të e cila është e dislokuar në qytetin Norfolk të Virginia-s.

Komandës së Flotës së 2-të, në përgjegjësinë e së cilës janë brigjet lindore të ShBA-së dhe zona e Arktikut, do ti përcaktohen luftanijet, mjetet ajrore dhe trupat e zbarkimit të përbëra nga marinsat.

Tërheq vëmendjen se vendimi në fjalë është marrë në një kohë kur janë shtuar aktivitetet e nëndetëseve ruse në Oqeanin Atlantik.

Admirali Chris Grady, komandant i flotave të marinës amerikane, në fjalën e mbajtur në avionmbajtësen “USS George H.W. Bush”, e cila është e ankoruar në portin detar të Norfolkut, tha se marina amerikane është e ekspozuar ndaj presioneve të mëdha të papara deri më sot prej Luftës së Ftohtë e këtej.

“Kontrolli ynë në det dhe kapaciteti i transferimit të forcës janë dy elemente kryesore të sigurisë kombëtare. Jemi të sfiduar me rritjen e forcave të huaja, pra të Rusisë dhe Kinës”, bëri të ditur admirali Grady.

Ndërkaq kreu i operacioneve të marinës amerikane, John Richardson, i cili në fillim të vitit urdhëroi riorganizimin e flotës, theksoi se ShBA-ja nuk dëshiron të grindet me askënd, ndërsa shtoi se “Realiteti aktual bënë që marina duhet të jetë e gatshme për një luftë të madhe të manovrave në zonën e Atlantikut”.



Lajme të ngjashme