Egjipt - Arrestohen kritikët e regjimit

Ish-diplomati, Masoum Marzouk, së bashku me gjashtë të tjerë, janë në pritje të hetimit të akuzave kundër tyre për “nxitje të trazirave” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste”.

Egjipt - Arrestohen kritikët e regjimit

Prokurorët shtetëror egjiptianë caktuan paraburgim për 15 ditë për figurën e shquar të opozitës dhe ish-diplomatin, Masoum Marzouk, së bashku me gjashtë të tjerë, në pritje të hetimit të akuzave kundër tyre.

Avokati i të pandehurve, Tarek al-Awadi, tha se këto akuza përfshijnë “nxitje të trazirave” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste”.

Mbrëmë, forcat e sigurisë arrestuan Marzouk-in, ekonomistin Raed Salama, akademikun Yehia al-Qazzaz dhe katër kritikët e regjimit të presidentit Abdel-Fattah al-Sisi.

Më herët këtë muaj, Marzouk bëri thirrje për një referendum popullor mbi atë nëse al-Sisi duhet të japë dorëheqjen dhe për protesta publike më 31 gusht, nëse autoritetet refuzojnë kërkesën.

Një kritik i zëshëm i regjimit aktual, Marzouk ushtroi disa poste diplomatike nën ish-Presidentin Husni Mubarak, i cili u detyrua të largohej, pas 30 vitesh në pushtet, pas një kryengritje popullore në vitin 2011.

Al-Sisi erdhi në pushtet në vitin 2013 me mbështetjen e një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak kundër Muhamed Mursit, i cili u bë udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë të lirë në Egjipt në zgjedhjet presidenciale të mbajtura një vit më herët.

Mursi, së bashku me qindra mbështetës dhe anëtarë të grupit të ndaluar të Vëllazërisë Myslimane, ndodhet në burg që nga grusht shteti i vitit 2013. (AA)



Lajme të ngjashme